Llapi reagon ashpër: FFK ku jeni?

Llapi ka arritur të bëhet skuadra e parë e Superligës që ka marrë pikë në Therandë, ndaj Ballkanit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. KF Llapi ishte skuadra e parë që gjeti rrjetën në këtë sfidë, kur në minutën e 33’, shënoi nga penalltia sulmuesi Sebino Plaku. Këtë penallti, skuadra e Batatinës e fitoi pas një […]
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.
KF Llapi ishte skuadra e parë që gjeti rrjetën në këtë sfidë, kur në minutën e 33’, shënoi nga penalltia sulmuesi Sebino Plaku.
Këtë penallti, skuadra e Batatinës e fitoi pas një ndërhyrje të Edmon Turkut në Valmir Veliun.
Pas shumë orvatjeve, goli i barazimit erdhi në minutën e 71’, kur Arbër Patoku shënoi me kokë pas një tollovie në zonën Llapit.
Pas përfundimit të ndeshjes, klubi llapjan ka reaguar në rrjetin social Facbook, duke kërkuar sqarime nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Më poshtë reagimi i Llapit:
“Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT” Sot është zhvilluar ndeshja mes Ballkanit dhe KF Llapit. Ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Mirëpo, gjatë pjesës së dytë të kësaj ndeshje, Llapi arriti të realizojë edhe golin e dytë, gol i cili u cilësua si i parregullt nga gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi llapjan kërkon reagimin e FFK-së për këtë ngjarje. “FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT”, thuhet në postimit e klubit Klubi ka akuzuar ashpër edhe gjyqtarin në fjalë. “I lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastërt, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje”, thuhet më tej në postim.












