Liverpooli me mish e me shpirt luftoi në fund ia doli, tash titullin e ka në duar

Liverpooli ka bërë hap gjigant drejt titullit të shtunën mbrëma, derisa mposhti Brightonin me rezultat 2-1. Dy golat e Virgil van Dijkut në pjesën e parë në minutat 18′ dhe 24′ mjaftuan për t’ia siguruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme “Të Kuqve”. Mirëpo, ata u desh të luftonin shumë për ta ruajtur rezultatin në pjesën […]
Dy golat e Virgil van Dijkut në pjesën e parë në minutat 18′ dhe 24′ mjaftuan për t’ia siguruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme “Të Kuqve”.
Mirëpo, ata u desh të luftonin shumë për ta ruajtur rezultatin në pjesën e dytë, me Alissonin që u përjashtua me të kuq pasi luajti me dorë jashtë zonës, raporton Periskopi.
E zëvendësuesi i tij, Adrian pësoi gol nga goditja indirekte, me Dunk që realizoi në minutën e 79-të, derisa Adrian po mundohej ta rregullonte murin e gjallë.
Deri në fund, Liverpooli luftoi shumë dhe në fund ia doli.
Tash, djelmoshat e Jurgen Kloppit kanë plot 40 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë, aty ku pozicionohet Manchester City.
Nëse edhe këtë titull e lëshon nga duart Liverpooli, atëherë definitivisht bën mirë ta ndryshojë kampionatin, të garojë në Championship. /Periskopi.com/












