Liverpooli fiton trillerin kundër Crystal Palace: Ethe, gola e përfundim dramatik

Liverpooli ka siguruar një fitore të vështirë dhe dramatike si mysafir i Crystal Palace, me rezultat 2-1. Sadio Mane fillimisht kaloi “Të Kuqtë” në epërsi në minutën e 49-të, pas asistimit nga Andrew Robertson. Djelmoshat e Jurgen Kloppit ruajtën epërsinë deri në minutën e 82-të, kur Wilfried Zaha shënoi duke barazuar rezultatin në 1-1. Mirëpo, […]
Sadio Mane fillimisht kaloi “Të Kuqtë” në epërsi në minutën e 49-të, pas asistimit nga Andrew Robertson.
Djelmoshat e Jurgen Kloppit ruajtën epërsinë deri në minutën e 82-të, kur Wilfried Zaha shënoi duke barazuar rezultatin në 1-1.
Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë, pas një tollovie të krijuar në zonën e nikoqirëve, Roberto Firmino u gjend për mrekulli duke shënuar nga afërsia.
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli grumbullon 37 pikë dhe vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm në ligë, me tetë pikë më shumë se Leicesteri në vendin e dytë. /Periskopi.com/












