Lionel Messi ka bilanc më të mirë nga gjuajtjet e lira se Man United nga penalltitë

Lionel Messi thjesht nuk mund të jetë më i rrezikshëm se kaq nga gjuajtjet e lira. Pasi pati një start të ngadalshëm të sezonit për shkak të lëndimit, Lionel Messi shënoi nëntë gola për Barcelonën, dhe pak më pak se gjysma prej tyre erdhën nga gjuajtjet e lira, shkruan Periskopi. Sevilla ishte skuadra e parë […]
Lionel Messi thjesht nuk mund të jetë më i rrezikshëm se kaq nga gjuajtjet e lira.
Pasi pati një start të ngadalshëm të sezonit për shkak të lëndimit, Lionel Messi shënoi nëntë gola për Barcelonën, dhe pak më pak se gjysma prej tyre erdhën nga gjuajtjet e lira, shkruan Periskopi.
Sevilla ishte skuadra e parë që e pësoi nga brilanca e Messit nga ndërprerjet, para se Real Valladolidi ta pësonte fatin e njejtë dhe pastaj Celta Vigo pranoi dy gola të tillë brenda 20 minutave.

Për ta nënvizuar se sa i mirë është pesë herë “Topi i Artë” nga ndërprerjet është bilanci i tij nga 11-metërshat kur e krahasojmë me atë të Manchester Unitedit nga penalltitë.
Sipas “Marca”, Messi ka shënuar katër gjuajtje të lira nga 10 tentime në La Liga, duke marrë një përqindje të konvertimit prej 40.
Në anën tjetër, “Transfermarkt’ potencon se United ka shënuar vetëm dy nga gjashtë penalltitë që i ka goditur në Premier League, duke marrë një përqindje të konvertimit prej 33.3

Pra, në fjalë të tjera, Messi është më i rrezikshëm nga gjuajtjet e lira se që është United nga penalltitë, pavarësisht se bëhet fjalë për vetëm një lojtar i cili ka gjuajtur nga një distancë së paku dyfish më e lartë. /Periskopi.com/












