Liga e Kombeve: Kosova më e fortë se Maqedonia sipas Transfermarkt

Kosova luan kundër Maqedonisë së Veriut më 26 mars në Strumicë, në përpjekjen e saj për të siguruar një biletë për EURO2020. Por, cila prej këtyre dy kombëtareve është më e fortë? Në fakt, të dyja kanë arritur që të rrisin cilësinë në dy vitet e fundit, me disa prej lojtarëve që luajnë në ekipe […]
Por, cila prej këtyre dy kombëtareve është më e fortë?
Në fakt, të dyja kanë arritur që të rrisin cilësinë në dy vitet e fundit, me disa prej lojtarëve që luajnë në ekipe mjaft të mira evropiane.
Sidoqoftë, është Kosova ajo që peshon më shumë në tregun e transferimeve sipas Transfermarkt, me 63,13 milionë euro, përcjell Periskopi.
Vlera e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut ndërkohë është 56,7 milionë.
Lojtari më i shtrenjtë te Kosova është Milot Rashica që vazhdon të vlejë 20 milionë, i pasuar nga Vedat Muriqi me 8.
Ndërsa te Maqedonia, më i shtrenjti është maqedonasi me origjinë turke që luan te Napoli, 20 vjeçari Eljif Elmas me 17 milionë. Pas tij vijnë futbollistët shqiptarë, Enis Bardhi me 15 dhe Ezgjan Alioski me 4,5.
Te kjo kombëtare ende luan 36 vjeçari Goran Pandev, por i cili vlen vetëm 400 mijë euro aktualisht. /Periskopi












