Lexuesja profesioniste e buzëve ka zbuluar saktësisht çka Sterling dhe Gomez i thanë njëri-tjetrit gjatë incidentit

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling paralajmëroi lojtarin e Liverpoolit, Joe Gomez “mos u kruaj me mua”, gjatë fërkimit në ndeshjen e Premier Leagues, të dielën, zbulon “Mirror”. Dyshja u përplas në përfundim të përballjes të cilën City e humbi 3-1 në “Anfield” kundër Liverpoolit, raporton Periskopi. Lexuesja profesioniste e buzëve, Tina Lannin ka rishikuar […]
Dyshja u përplas në përfundim të përballjes të cilën City e humbi 3-1 në “Anfield” kundër Liverpoolit, raporton Periskopi.
Lexuesja profesioniste e buzëve, Tina Lannin ka rishikuar pamjet dhe ka zbuluar çka i thanë njëri-tjetrit lojtarët.
Derisa Raheem shtyhet nga Gomez, ai rikthehet përsëri te Gomez dhe i thotë: “Mos u kruaj me mua, Joe. Mos u kruaj me mua.”
Gomez përgjigjet duke thënë “eja pra” para se të tërhiqej nga lojtarët e tjerë të Liverpoolit.
Dyshja u përplas përsëri 24 orë më vonë në kantinën e Kombëtares së Anglisë, gjë që nxiti Gareth Southgaten ta përjashtonte Sterlingun. /Periskopi.com/
I’m never deleting this app. Raheem Sterling vs Joe Gomez ? pic.twitter.com/uhKZq1I8KU
— 360Sources (@360Sources) November 12, 2019












