Legjenda shqiptare: Djali im nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë, më urreni lirisht

Legjenda shqiptare: Djali im nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë, më urreni lirisht

Djali i Rudi Vatës, Rocco, e ka vendosur të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar me Republikën e Irlandës (prej nga i ka rrënjët nëna e tij). Pra, djali i ish-kapitenit të kombëtares kuqezi do të luajë për Irlandën U-15, edhe pse mund të mos jetë zgjedhje përfundimtare. Këtë gjë e zbulon vetë ish-mbrojtësi i Shqipërisë, […]

Djali i Rudi Vatës, Rocco, e ka vendosur të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar me Republikën e Irlandës (prej nga i ka rrënjët nëna e tij).

Pra, djali i ish-kapitenit të kombëtares kuqezi do të luajë për Irlandën U-15, edhe pse mund të mos jetë zgjedhje përfundimtare.

Këtë gjë e zbulon vetë ish-mbrojtësi i Shqipërisë, në një deklarim për “Scottish Sun”.

Ish-lojtari i Celtic, që luajti 59 ndeshje me fanellën kuqezi, fitoi Kupën e Skocisë më 1995.

Djali i tij Rocco, 14 vjeç, është në akademinë e Celtic dhe do të bëjë paraqitjet e para me Irlandën U-15. Vata, 50 vjeç, tani agjent dhe ekspert televiziv për futbollin, tha: “Kur u bashkova me Celtic, u njoha me shokët e mi të skuadrës për herë të parë në Dublin.

Debutimi im ndodhi kundër Sligo Rovers, sepse ishim në një turne parasezonal. Kjo është pjesë e historisë sime, kështu që është e veçantë që djali im të jetë tani në Irlandë. Askush në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk më kontaktoi për Roco. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por Federata Irlandeze e Futbollit ishte e para që na kontaktoi.

Gjyshja e tij (mamaja e gruas së Vatës) është gruaja më e lumtur irlandeze në Skoci! Njerëzit në Shqipëri e kanë marrë vesh këtë përmes rrjeteve sociale, se Roco ka zgjedhur Irlandën. Besoj se shumë njerëz në vendlindje do të më shajnë. Por, nëse Shqipëria do të kishte qenë mjaft profesionale, të tregonte ndonjë interes dhe t’i bënte si duhet detyrat e shtëpisë, do ta dinte që Rocco po luante me Celtic dhe do të kishte kontaktuar me mua. Fatkeqësisht, FSHF nuk tregoi asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe, nëse nuk e bëjnë këtë, Roco nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.

Vata, gjithashtu, nuk do të përpiqet të ndikojë në të ardhmen ndërkombëtare të djalit të tij. Rocco do të jetë në gjendje të ndryshojë kombëtaren e tij në çdo pikë të karrierës, me kusht që të mos ketë luajtur një ndeshje zyrtare në nivelin më të lartë me dikë. Po e bëri këtë, pastaj do të mbetet me atë kombëtare përfundimisht. Vata shtoi: “Nuk mund ta diktoj vendimin e tij. Çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen, por Irlanda na ka kontaktuar dhe ka shfaqur interes e respekt. Rocco është i lumtur që është thirrur për ndeshjet e radhës dhe shpresoj t’i shkojë sa më mbarë./Marrë nga Telesport

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova