Lazio e dashuruar në shqiptarë, kësaj radhe në gjah për qendërmbrojtësin e Shqipërisë

Shqiptarët janë duke shkëlqyer në futbollin ndërkombëtar dhe shumë skuadra gjigante janë në kërkim të tyre, shkruan Periskopi. Talenti i cili po shkëlqen te Hellas Verona në Itali, Marash Kumbulla, është duke përjetuar një sezon vërtetë të jashtëzakonshëm. Kumbulla ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në kampionatin Italian. Së fundi është ekipi nga kryeqyteti […]
Talenti i cili po shkëlqen te Hellas Verona në Itali, Marash Kumbulla, është duke përjetuar një sezon vërtetë të jashtëzakonshëm.
Kumbulla ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në kampionatin Italian.
Së fundi është ekipi nga kryeqyteti i Italisë, Lazio, që ka shprehur interesim për të.
Skuadra romake që si drejtor Sportiv ka Igli Taren është vënë prej kohësh në ndjekje të mbrojtësit të talentuar të Kombëtares shqiptare dhe do të tentojë blerjen e tij në muajt e verës.
Sipas medias italiane, Verona kërkon të paktën 15-20 milionë euro për mbrojtësin 19 vjeçar shqiptar.
Nëse kjo lëvizje do të bëhet realitet, Kumbulla do të gjejë te Lazio një tjetër futbollist të kombëtares, Thomas Strakosha që është një titullar i padiskutueshëm te bardhekaltrit, pastaj anëtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berishën, ndërkohë që janë shtuar zërat edhe për interesimin për Vedat Muriqin. /Periskopi/












