Lakersat shkatërrojnë Wizards për ta arritur fitoren e dhjetë radhazi

Lakersat shkatërrojnë Wizards për ta arritur fitoren e dhjetë radhazi

Anthony Davis i regjistroi 26 pikë, 13 kërcime dhe tri bllokime në më pak se tre çerekë lojë, duke i ndihmuar Los Angeles Lakers ta arrijë fitoren e dhjetë radhazi, me rezultat 125:103 kundër Washington Wizards, në ndeshjet e fundit të NBA. LeBron James, i cili pushoi në çerekun e katërt, e mbylli ndeshjen me […]

LeBron James, i cili pushoi në çerekun e katërt, e mbylli ndeshjen me 23 pikë dhe 11 asiste për Lakers, që arritën ta fitojnë ndeshjen e 17-të nga gjithsej 18 të zhvilluara. Humbja e tyre e vetme ishte në shtëpi më 10 nëntor, kundër Toronto Raptors, transmeton Gazeta Express.

Quin Cook i shënoi 17 pikë, përderisa JaVale McGee i shtoi 15 e Rajon Rondo kontribuoi me 13 të tjera. Danny Green e mbylli ndeshjen me 11 pikë për Los Angelesin, që ka arritur t’i fitojë nëntë nga dhjetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në shtëpi.

Bradley Beal i Wizards, që hyri në këtë ndeshje si koshashënuesi i katër më i mirë në ligë, i shënoi 18 pikë dhe i regjistroi nëntë asiste. Riu Hachimura kontribuoi me 16 pikë dhe tetë kërcime për Wizards, që i kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit.

Bucks 119, Cavaliers 110

Giannis Antetokounmpo i shënoi 33 pikë dhe ishte i saktë në katër goditjet e fundit vendimtare që ia dhanë Milwauke fitoren kundër Cleveland, për ta vazhduar ecurinë në dhjetë fitore radhazi.

Mavericks 120, Suns 113

Luka Doncic i shënoi 42 pikë, i bëri 11 asiste dhe 9 kërcime, duke ia dhënë fitoren Dallasit në çerekun e katërt kundër vendasit Phoenix.

Blazers 107, Bulls 103

Në një ndeshje ku asnjëra skuadër nuk ka gjuajtur më saktësisht se 46 për qind, Portland e arriti një fitore kundër Chicago, falë një rekordi historik të Hassan Whiteside. Mbrojtja ishte çelësi i Portlandit në këtë ndeshje, pasi që Whiteside thye rekordin e klubit me 10 bllokimet, tetë pikët dhe 15 kërcimet e tij.

Nets 112, Celtics 107

Spencer Dinwiddie i shënoi 32 pikë dhe 11 asiste, përderisa Brooklyn e mposhti Bostonin. Nets e përmirësuan rekordin e tyre me gjashtë fitore dhe dy humbje pa Kyrie Irvingun, i cili po e vazhdon procesin rikuperues nga një lëndim në shpatullën e djathtë.

Jazz 103, Grizzlies 94

Bojan Bogdanovic i shënoi 26 pikë nga 33 gjithsej të tij gjatë pjesës së dytë dhe e mbylli ndeshjen me tetë kërcime për t’ia dhënë fitoren Utah kundër Memphisit.

Pacers 105, Hawks 104 (OT)

Trepikëshi i T.J. Warren nga qoshi kur kishin mbetur vetëm 1:13 minuta lojë në çerekun shtesë të lojës ia dha Indianas epërsinë përfundimisht, përderisa Pacers i shpëtuan 49 pikëve të shënuara nga Trae Young për Atalantan.

Spurs 107, Clippers 97

LaMarcus Aldridge dhe Derrick White i shënuan nga 17 pikë secili dhe gjashtë lojtarë arritën të shënojnë në numra dyshifrorë, përderisa San Antonio e tronditi Los Angeles Clippersin, duke ia mbyllur ecurinë prej shtatë fitoreve radhazi.

Rezultatet e tjera të së premtes në NBA:

Raptors 90, Magic 83

Heat 122, Warriors 105

76ers 101, Knicks 95

Hornets 110, Pistons 107

Thunder 109, Pelicans 104

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova