Lakers dominojnë në Perëndim, triumfojnë edhe Toronto, Clippers e Houston

Lakers dominojnë në Perëndim, triumfojnë edhe Toronto, Clippers e Houston

Lakers vazhdojnë të udhëheqin renditjen në Konferencën e Perëndimit pas fitores 114-110 në fushën e New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Vendasit e udhëhoqën takimin shumicën e kohës (Holiday 29 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Lakers, ku u dallua Davis me 41 pikë. Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 121- 119 […]

Lakers vazhdojnë të udhëheqin renditjen në Konferencën e Perëndimit pas fitores 114-110 në fushën e New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Vendasit e udhëhoqën takimin shumicën e kohës (Holiday 29 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Lakers, ku u dallua Davis me 41 pikë.

Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 121- 119 Memphis, një tjetër ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku diferencën e bënë Harrell me 24 pikë e Lou Williams me 22, të dy lojtarë stoli.

 

 

Kampionët në fuqi të Toronto mposhtën me lehtësi 126-98 New York, takim i dominuar nga kanadezët, me të zakonshmin Siakam që realizoi 31 pikë.

Pas një ndeshje të dominuar përgjatë gjithë kohës, skuadra e Houston mposhti 117-108 Miami, dy skuadra pretendente këtë sezon në NBA. Për teksanët u dallua Harden me 34 pikë.

Skuadra e Philadelphia, falë 33 pikëve e 16 rebound të Embiid mundi 97-91 Sacramento.

Boston triumfoi 121-110 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Walker me 39 pikë.

Rezultatet:

Boston – Brooklyn, 121-110

Charlotte – Detroit, 102-101

Cleveland – Orlando, 104-116

Indiana – Utah Jazz, 121-102

Philadelphia – Sacramento, 97-91

Toronto – New York, 126-98

Houston – Miami, 117-108

Memphis – Clippers, 119-121

Milwaukee – Atlanta, 111-102

San Antonio – Minnesota, 101-113

Phoenix – Washington, 132-140

New Orleans – Lakers, 110-114

Portland – Oklahoma, 136-119

Golden State – Chicago, 104-90

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin