Lajmi i fundit: Vedat Muriqi do të mungojë ndaj Çekisë dhe Anglisë

Futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e burrave, Vedat Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Kosovës. Ky është një lajm i zi që i pakëson ndjeshëm gjasat e Kosovës për kualifikim. FFK në faqen zyrtare ka njoftuar që sulmuesi shtatgjatë nuk do të jetë në […]
FFK në faqen zyrtare ka njoftuar që sulmuesi shtatgjatë nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë në Plzen dhe kundër Anglisë në Prishtinë.
Periskopi kishte qenë mediumi i vetëm shqiptar që kishte informuar për lëndimin e Muriqit në ndeshjen kundër Kasimpasas.
“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë.” – shkruan FFK.
Megjithëse FFK lë një fije shprese pasi në fund të njoftimit thuhet se për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do të njoftohemi me kohë. /Periskopi












