Lajmërim i rëndësishëm nga faqja që shet biletat për ndeshjet e Kosovës: Çasja është e pamundur, interesim i jashtëzakonshëm

Fansat të cilët mezi prisnin të blinin një biletë për ndeshjen Kosovë-Angli ende nuk e kanë pasur mundësinë ta bëjnë këtë, pavarësisht se shitja e biletave është paralajmëruar se do të fillojë nga ora 16:00. Pak minuta para orës 16:00, faqja “tiks.app” është bllokuar, apo ka rënë nga rrjeti, dhe çasja në të është e […]
Pak minuta para orës 16:00, faqja “tiks.app” është bllokuar, apo ka rënë nga rrjeti, dhe çasja në të është e pamundur.
Fluksi i madh i të interesuarve për të blerë një biletë ka ndikuar në këtë rënie, me “tiks.app” që tani ka dalë me një njoftim në Facebook për ta qartësuar situatën.
Më poshtë, postimi i plotë:
Lajmerim!
Pershkak te ngarkeses shum te madhe momentalisht qasja ne ëebfaqe-n tone eshte e pamundur. Shume shpejt faqja do te jete aktive perseri.
Shpresoj te kemi mirekuptimin e juaj pasi qe kerkesa eshte jashtezakonisht shume e madhe.
Faleminderit!












