Ky është mesazhi që Eroll Salihu e kishte marrë nga krimineli Arkan

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka folur rreth maltretimeve që kanë pasur si futbollist në kohën e okupimit nga Serbia. Në një intervistë për gazetën zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, ai ka thënë se nuk ka dashur të luaj për Prishtinën kur president i klubit ishte emëruar Zeljko Raznatoviq apo […]
Në një intervistë për gazetën zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, ai ka thënë se nuk ka dashur të luaj për Prishtinën kur president i klubit ishte emëruar Zeljko Raznatoviq apo ndryshe i njohur me nofkën ‘Arkani’.
“Ai më kishte kërkuar që të luaj për Prishtinën. Por unë i thash vetes, nuk do të luaj kurrë për të. E dija që çfarë krimineli ishte Arkani. Pas luftës, përkatëisht në janar të vitit 2000 ai ishte vrarë në Beograd” deklaroi Salihu.
Në vitin 1997, ai kishte shkuar në Gjermani për të luajtur në ligën regjionale te Wilhelmshaven.












