‘Kushdo që vendosi kamerën prapa portës në Anfield meriton ngritje page’ – portierët duke e parë ‘vdekjen’ me sy

I pamposhtur në 46 ndeshje në Premier League, e drejtë të themi se “Anfield” është shëndrruar përsëri në një fortesë rezistence. Kujtimet na kthejnë në prill të vitit 2017 për ta rikujtuar herën e fundit kur Liverpooli përjetoi një disfatë në shtëpi, duke u mposhtur 2-1 nga Crystal Palace. Kjo është kohë jashtëzakonisht e gjatë. […]
Kujtimet na kthejnë në prill të vitit 2017 për ta rikujtuar herën e fundit kur Liverpooli përjetoi një disfatë në shtëpi, duke u mposhtur 2-1 nga Crystal Palace.
Kjo është kohë jashtëzakonisht e gjatë.
Golat kanë rrjedhur nga krahu i majtë, djathtë dhe qendra në vitin e fundit, me emra si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino në zemër të sulmit.

Dhe shumica e këtyre golave janë kapur në mënyrë brilante nga kamerat prapa portës, e cila është vendosur në të dy portat.
Kamerat kanë kapur disa reagime tejet interesante të portierëve nga momenti kur topi kaloi vijën e portës.
Dhe është e drejtë të themi se janë tejet qesharake.
Marc-Ander ter Stegen ishte një prej viktimave të kapur nga kamera gjatë humbjes 4-0 të Barcelonës në “Merseyside”.
Në listë janë të përfshirë edhe Hugo Llorisi i Tottenhamit, Kepa i Chelseat dhe Claudio Bravo i Manchester Cityt.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Whoever decided to put a camera at the back of the goalkeeper’s net at Anfield is a hero! ? pic.twitter.com/kMFVWuqsoS
— FootballFunnys (@FootballFunnnys) November 13, 2019












