Kush na mallkoi: Nga legjendë Vokrri te Ademi i dënuar nga Gjykata e që rrahej me referë

Kush na mallkoi: Nga legjendë Vokrri te Ademi i dënuar nga Gjykata e që rrahej me referë

Sinqerisht është fascinues fakti se institucioni më i lart i futbollit në vend drejtohet nga një i dënuar për vepër penale, dhe askush nuk po i jep vëmendjen e duhur. Ndoshta është suksesi i Kombëtares së Kosovës faktori që po ndikon në ruajtjen e postit nga Agim Ademi, ose thjesht ai e ka stabilizuar veten […]

Sinqerisht është fascinues fakti se institucioni më i lart i futbollit në vend drejtohet nga një i dënuar për vepër penale, dhe askush nuk po i jep vëmendjen e duhur.

Ndoshta është suksesi i Kombëtares së Kosovës faktori që po ndikon në ruajtjen e postit nga Agim Ademi, ose thjesht ai e ka stabilizuar veten si “perandor” të një institucioni tejet prestigjioz dhe me rrjetin e tij po punon vazhdimisht që ta ruajë pozitën që e ka, shkruan Periskopi.

Jo më larg se në prill të këtij viti, Ademi ishte përfshirë në një skandal turpërues derisa kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin Bajram Gashi në korridoret e Federatës.

Gashi, sipas raporteve, kishte shprehur pakënaqësinë e tij për faktin se nuk po delegohet në ndeshjet e Superligës për një kohë të gjatë, me ç’rast ka ndodhur konfrontimi fizik.

E hiç më larg se në korrik të këtij viti, Ademi përsëri e gjeti veten në një situatë pas së cilës ai është dashur te japë dorëheqje të menjëhershme.

58-vjeçari u dënua me nëntë muaj burgim efektiv, pasi u shpall fajtor për njërën nga dy veprat penale për të cilën akuzohej – detyrim në tentativ.

Sipas prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Muharrem Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMë X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Federata që ai drejton krejt së fundmi ka qenë protagoniste edhe e fabrikimit të informacionit, ose informimit të rrejshëm të publikut.

Saktësisht më 17 tetor të këtij viti, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu – duke u munduar ta etiketojë si “ndërhyrje në punën e Federatës” hetimin e Prokurorisë së Shtetit rreth parregullsive në shitjen e biletave – kishte thënë se ka biseduar me UEFA-n dhe FIFA-n për këtë çështje.

E UEFA ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë rast.

Është e paqartë se çka mund ta detyrojë presidentin e kësaj Federate të dorëhiqet, por është shumë e rëndësishme për opinionin publik që të jetë i informuar rreth prapaskenave të tmerrshme që ndodhin brenda përbrenda këtij institucioni. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova