Krerët e FFK-së dhe ata të FSHF-së u takuan në ‘Arenën Kombëtare’, ja për çka u diskutua

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë vizituar sot Arenën Kombëtare në Tiranë, stadium i cili do të inaugurohet më 17 nëntor për ndeshjen kualifikuese Shqipëri – Francë. Krerët e FFK-së u pritën nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, kurse ambientet dhe punimet e bëra në […]
Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë vizituar sot Arenën Kombëtare në Tiranë, stadium i cili do të inaugurohet më 17 nëntor për ndeshjen kualifikuese Shqipëri – Francë.
Krerët e FFK-së u pritën nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, kurse ambientet dhe punimet e bëra në stadium u prezantuan nga dy përgjegjësit e këtij projekti, Arben Dervishi dhe Luan Mingjozi.
Gjatë kësaj vizite krerët e FFK-së panë nga afër të gjitha ambientet e këtij impianti gjigant, derisa me inspektorët e UEFA-s u bisedua për zgjerimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.















