Kral: Goli ndaj Kosovës, prej më të rëndësishmëve dhe më të bukurve në karrierë

Kral: Goli ndaj Kosovës, prej më të rëndësishmëve dhe më të bukurve në karrierë

Heroi i Republikës Çeke, Alex Kral e ka përshkruar golin ndaj Kosovës si njërin prej më të bukurve dhe më të rëndësishmëve në karrierë. Ai po e shijon çdo moment pas kualifikimit në Euro 2020 Alex Kral e ka konsideruar golin ndaj Kosovës si njërin prej më të rëndësishmëve në karrierën e tij dhe një […]

Heroi i Republikës Çeke, Alex Kral e ka përshkruar golin ndaj Kosovës si njërin prej më të bukurve dhe më të rëndësishmëve në karrierë. Ai po e shijon çdo moment pas kualifikimit në Euro 2020

Alex Kral e ka konsideruar golin ndaj Kosovës si njërin prej më të rëndësishmëve në karrierën e tij dhe një prej momenteve më të mira në jetë, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori e ndihmoi Republikën Çeke të kualifikohet në Euro 2020 pas fitores 2:1 ndaj Kosovës mbrëmë në stadiumin “Doosan Arena” në qytetin Plzen.
Sipas 21 vjeçarit, ekipi vendës e demonstroi se është një ekip mjaft i fuqishëm kur e përmbysi rezultatin ndaj “Dardanëve” në ndeshjen e parafundit të fazës kualifikuese të Evropianit.
“Definitivisht, ishte njëri prej golave më të rëndësishëm për mua. Një tjetër ishte në Sevilla, i cili na kishte mundësuar të kalonim në çerekfinale të Europa Leagues. Por, ky më duket se ka qenë më i mirë. Kështu që, është njëri prej golave më të bukur dhe më të rëndësishëm që kam shënuar ndonjëherë”, deklaroi futbollisti i Spartak Moscoë pas ndeshjes.
Ai e shënoi golin e barazimit në minutën e 71-të të ndeshjes nga jashtë 16 metërshit.

“Unë i provoj gjuajtjet shpesh nga ajo pozitë në stërvitje. Gjithçka shkoi mirë këtë herë”, u shpreh tutje mesfushori defanziv.
Ndërkaq, në minutën e 79-të ai gjuajti me kokë dhe mbrojtësi Ondřej Čelůstka e devijoi topin, i cili përfundoi në rrjetë.
“Mendova se goli ishte imi. Edhe futbollistët po vraponin pas meje. Por, nuk ka rëndësi se kush shënoi gol. Gjëja më e rëndësishme është se ne shkuam në Evropian”, nënvizoi tutje Kral.
Sipas tij, vendimtare ishte që ekipi kombëtar çek nuk u dorëzua kur Kosova kaloi në epërsi me golin e Atdhe Nuhiut.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme ishte reagimi ynë. Ne vazhduam të luanim siç bëmë që nga minuta e parë. Falë kësaj, ne i shënuam dy gola. Edhe ndaj Kosovës ne treguam se edhe kur jemi duke humbur, vazhdojmë ta bëjmë lojën tonë dhe kjo na u shpërblye”, shpjegon futbollisti çek.
“Pasi e qëlluam shtyllën dy herë brenda një minute, mendoja se nuk ishte e mundur të shënonim më dhe nëse kjo do të ndodhte (të mos shënonim), do të ishim të pafat. Mirëpo, ne e gjetëm rrjetën, Kosova u vu nën presion dhe e pësoi golin e dytë”, përfundoi Kral.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova