Kosovë – Angli: Sot dalin në shitje biletat

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshjet e rëndësishme në kuadër në kualifikimeve për Euro 2020. Kosova me 17 nëntor e zhvillon ndeshjen e fundit duke e pritur ne “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Anglisë, shkruan Periskopi Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të martën do të dalin në shitje biletat për këtë […]
Kosova me 17 nëntor e zhvillon ndeshjen e fundit duke e pritur ne “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Anglisë, shkruan Periskopi
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të martën do të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje.
Biletat edhe kësaj here do të shiten online përmes faqes “Tiks.app”, nga ora 16:00.
Një person mundet t’i blejë vetëm dy bileta.
Çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në Veri dhe Jug, në Lindje do të kushtojnë 10 dhe 15 euro, në Perëndim 15 dhe 20 euro, ndërsa ato VIP, 80 euro.
/Periskopi/












