Kosova U21 e dobët kundër Austrisë në pjesën e parë, pranoi dy gola dhe nuk rrezikoi asnjëherë

Kombëtarja U21 e Kosovës është duke u mposhtur 2-0 pas pjesës së parë si mysafire e Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet Euro 2021. “Dardanët” u dominuan dukshëm nga kundërshtari, derisa rrallëherë ose fare nuk rrezikuan portën e nikoqirëve, shkruan Periskopi. Ishte një 45 minutësh i lehtë për vendësit, të cilët fillimisht kaluan në […]
“Dardanët” u dominuan dukshëm nga kundërshtari, derisa rrallëherë ose fare nuk rrezikuan portën e nikoqirëve, shkruan Periskopi.
Ishte një 45 minutësh i lehtë për vendësit, të cilët fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 14-të përmes Raguz.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, austriakët shënuan edhe golin e dytë përmes Friedl.
Kujtojmë se Kosova dhe Austria janë pjesë e Grupit 3 kualifikues, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Shqipëria, Turqia dhe Andorra. /Periskopi.com/












