Kosova thjesht nuk vrapoi sa duhet, çekët e lanë shpirtin në fushë – përmbledhja zbulon dembelinë e Dardanëve

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka humbur mundësinë që të kualifikohet për në Kampionatin Evropian pas humbjes 2-1 kundër Çekisë, të enjten mbrëma. Djelmoshat e Bernard Challandesit treguan një prej paraqitjeve më të dobëta që kemi parë nga ta së fundmi, derisa është mjaft e çuditshme si arritën të kalojnë në epërsi kur Atdhe Nuhiu […]
Djelmoshat e Bernard Challandesit treguan një prej paraqitjeve më të dobëta që kemi parë nga ta së fundmi, derisa është mjaft e çuditshme si arritën të kalojnë në epërsi kur Atdhe Nuhiu shënoi një gol interesant, shkruan Periskopi.
Mirëpo, kur defanziva u desh ta tregonte veten, dështoi keq, me Çekinë që me lehtësi përmbysi rezultatin, madje mund të konsiderohemi me fat që nuk pësuam një disfatë më të thellë.
Nikoqirët thjesht e deshën fitoren më shumë, derisa këtë mund ta nënvizojmë edhe nga përmbledhja e paraqitjes nga ndeshja, ku vërehet qartë se çekët vrapuan më shumë dhe thjesht luftuan më shumë. /Periskopi.com/












