Kosova sot zbulon kundërshtarët potencial për Kampionatin Evropian, mësohet koha e shortit

Kombëtarja e Kosovës sot do të mësojë kundërshtarët potencial për Kampionatin Evropian, por vetëm nëse arrin të kualifikohet. Në Nion të Zvicrës sot nga ora 12:00 hedhet shorti për grupet e evropianit, raporton Periskopi. Në një prej grupeve lihen vendet e lira për Kombëtaret që vijnë nga Liga e Kombeve, raporton Periskopi. Kosova, përndryshe, është […]
Në Nion të Zvicrës sot nga ora 12:00 hedhet shorti për grupet e evropianit, raporton Periskopi.
Në një prej grupeve lihen vendet e lira për Kombëtaret që vijnë nga Liga e Kombeve, raporton Periskopi.
Kosova, përndryshe, është pjesë e Ligës D derisa në gjysmëfinale ndeshet me Maqedoninë e Veriut.
Nëse “Dardanët” mposhtin maqedonasit, për kundërshtar do ta kenë fituesin e ndeshjes mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.
Sot po ashtu në Nyon hidhet shorti për vendin mikpritës të finales së Ligës së Kombeve. /Periskopi.com/












