Kosova regjistroi statistikë horror kundër Çekisë në pjesën e parë

Përfaqësuesja e Kosovës është duke e zhvilluar ndeshjen me Republikën e Çekisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro2020”. Kosova në në pjesën e parë nuk pati asnjë rast në drejtim të portës së çekëve, ndërsa anën tjetër çekët rrezikuan në dhjetë raste. Futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes nuk tentuan asnjëherë portën e Çekisë.Megjithatë, […]
Përfaqësuesja e Kosovës është duke e zhvilluar ndeshjen me Republikën e Çekisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro2020”.
Kosova në në pjesën e parë nuk pati asnjë rast në drejtim të portës së çekëve, ndërsa anën tjetër çekët rrezikuan në dhjetë raste.
Futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes nuk tentuan asnjëherë portën e Çekisë.Megjithatë, gola nuk pati në “Doosan Arena” në pjesën e parë kjo edhe për meritën e portierit të Kosovës, Arijanet Murici i cili bëri dy super pritje.
Në këto eliminatore “Dardanëve” nuk iu kishte ndodhur asnjëherë, që të mos rrezikonin portën e kundërshtarëve.
Kujtojmë, se sulmuesi Vedat Muriqi nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.Çekia renditet në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova renditet në pozitën e tretë me 11 pikë, në grupin A. /Periskopi.com/













