Kosova për pak ta fundoste Rusinë krejt në fund: Sulmuesit ‘alla Ronaldinho’ ia mohoi shtylla golin

Kombëtarja U19 e Kosovës zhvilloi një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Rusisë në Uells, e që përfundoi me rezultat 1-1. Aliu kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 11-të, por vetëm një minut më vonë rusët barazuan me anë të Shkolik, raporton Periskopi. Ishte një përballje e dominuar nga tanët, të cilët shumë lehtë […]
Aliu kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 11-të, por vetëm një minut më vonë rusët barazuan me anë të Shkolik, raporton Periskopi.
Ishte një përballje e dominuar nga tanët, të cilët shumë lehtë kanë mundur ta fitojnë krejt ndeshjen nëse Albin Prapashtica do të kishte pasur pak më shumë fat në minutën e 86-të, kur goditi shtyllën.
Gjithçka u ekzekutua në mënyrë perfekte qysh nga pasimi që futi në zjarr Prapashticën, i cili dribloi për mrekulli mbrojtësin rus, para se të lansonte një goditje të bukur por që fatkeqësisht nuk përfundoi në rrjetë duke goditur shtyllën.
Pas këtij barazimi, kosovarët renditen në pozitën e tretë me një pikë nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Rastin e shtyllës mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 1:48:53./Periskopi.com/












