Kosova pa Vedat Muriqin: Ky është formacioni

FFK-ja sot njoftoi opinionin publik se sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, do të mungonte kundër Çekisë e më pas edhe kundër Anglisë. E gjithë kjo pasi Muriqi u rrëzua keq dy herë në ndeshjen kundër Kasimpasas në Superligën e Turqisë, për çka iu kishte informuar Periskopi në kohë reale. Vedat Muriqi ka qenë lojtari kryesor […]
E gjithë kjo pasi Muriqi u rrëzua keq dy herë në ndeshjen kundër Kasimpasas në Superligën e Turqisë, për çka iu kishte informuar Periskopi në kohë reale.
Vedat Muriqi ka qenë lojtari kryesor i Kosovës në këto Kualifikime për Euro 2020 duke i shënuar katër gola në pesë ndeshje.
Kosovës i duhet me çdo kusht fitorja ndaj Çekisë, e më pas të paktën edhe një barazim ndaj Anglisë në mënyrë që të siguronte një biletë për EURO-2020, shkruan Periskopi.
Mungesa e Muriqit pritet të jetë aq e rëndësishme sa pritet të ndryshojë i gjithë rreshtimi e bile edhe 11shja startuese. Kjo sepse Atdhe Nuhiu nuk është në një formë të mirë dhe nuk po luan te Sheffield Wednesday në Championship.
Kësisoj, Periskopi propozon që formacioni për këtë ndeshje të jetë 3-5-2. Kjo pasi Dresheviq po luan shumë mirë te Heerenveen në Holandë, ndërsa Hadërgjonaj u dëshmua mjaft i mirë si mesfushor anësor. Po ashtu, kjo do t’i mundësonte më shumë fleksibilitet fazës së sulmit në përbërje të Rashicës dhe Florent Hasanit. /Periskopi













