Kosova ka nevojë për VAR: Ja rasti diskutabil në ndeshjen Ballkani – Llapi

Ka përfunduar pa fitues (1:1) derbi i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës i zhvilluar në Therandë mes Ballkanit dhe Llapit. KF Llapi ishte skuadra e parë që gjeti rrjetën në këtë sfidë, kur në minutën e 33’, shënoi nga penalltia sulmuesi Sebino Plaku. Këtë penallti, skuadra e Batatinës e fitoi pas një ndërhyrje të […]
Ka përfunduar pa fitues (1:1) derbi i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës i zhvilluar në Therandë mes Ballkanit dhe Llapit.
KF Llapi ishte skuadra e parë që gjeti rrjetën në këtë sfidë, kur në minutën e 33’, shënoi nga penalltia sulmuesi Sebino Plaku.
Këtë penallti, skuadra e Batatinës e fitoi pas një ndërhyrje të Edmon Turkut në Valmir Veliun.
Pas shumë orvatjeve, goli i barazimit erdhi në minutën e 71’, kur Arbër Patoku shënoi me kokë pas një tollovie në zonën Llapit.
Por, në minutën 66’ ndodhi rasti më i përfolur pas ndeshjes.
Sebino Plaku arriti të shënoi pas topit të kthyer, por qe u anulua për pozitë jashtë loje.
Për më shumë mund ta vlerësoni ishte apo nuk ishte penallti. /Periskopi/












