Kompania përgjegjëse për biletat ankohet përsëri për sulme kibernetike, thotë se ka ende bileta për të shitur

Kompania përgjegjëse për biletat ankohet përsëri për sulme kibernetike, thotë se ka ende bileta për të shitur

Kompania e shumë kritikuar dhe në qendër të vëmendjes së fundmi pas skandalit me shitjen e biletave për ndeshjen kundër Anglisë, “tiks.app” ka dalë me një njoftim të ri. Personat e interesuar për të blerë bileta për përballjen me “Tre Luanët” më 17 nëntor mbetën pa to, pasi faqja asnjëherë nuk ishte funksionale, shkruan Periskopi. […]

Personat e interesuar për të blerë bileta për përballjen me “Tre Luanët” më 17 nëntor mbetën pa to, pasi faqja asnjëherë nuk ishte funksionale, shkruan Periskopi.

Mbetet e paqartë se si erdhi deri te kjo, marrë parasysh se “tiks.app” ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur teknikisht dhe ka qenë shumë lehtë e paramendueshme se do të ketë fluks të madh të qytetarëve të cilët do të kërkonin çasje në llogari.

E tani, kompania ka reaguar duke thënë se ka qenë cak i sulmeve kibernetike, duke shtuar se në vazhdim do të dalë me njoftim se kur do të vendosen në shitje biletat e mbetura.

NJOFTIMI I PLOTË I TIKSS.APP

Tiks.APP ka qene cak i disa sulmeve te koordinuara kibernetike, me qellim te pengesës se shitjes se biletave online, për te cilën tashmë janë ftuar organet kompetente për hetim.

Stafi jone ka punuar pa ndërprere ne 24h e fundit për te evituar këto sulme te cilat janë te koordinuara dhe i shërbejnë vetëm një grupi te ngushtë te personave keqdashës.

Disa Persona dhe Media kanë shfrytëzuar këtë situate dhe kanë publikuar materiale nxitëse qe kanë ndikuar edhe me tej ne tensionimin e situatës se krijuar.

Për publikun duhet te sqarohet se përmes “ping” nuk mund te vërtetohet disponueshmeria e sistemit apo shërbimit, sepse ato adresa janë zakonisht pajisje tjera si “router” apo “fireëall” dhe janë vetëm një pjese e vogël infrastrukturës së sistemit në tërësi – këtë gjë e konfirmojnë shumë lehtë ekspertet e lëmisë.

JU INKURAJOJME qe biletat te cilat i gjeni ne tregun e zi, neper faqe te ndryshme ne internet apo ne rruge, te i raportoni menjëherë ne Polici, sepse stërshitja e biletave pa autorizim paraprak nga Organizatori mund te konsiderohet si vepër penale.

Akuzat dhe kritikat te cilat janë drejtuar kundër Tiks.APP janë te pranueshme dhe ndjejmë keqardhje te sinqerte për shqetësimet e mundshme qe mund te ju kemi sjellur – dhe me shumë sinqeritet, me te gjitha kapacitetet tona jemi munduar qe ta tejkalojmë këtë situate.

Gjithashtu, kërcënimet e adresuara te ne janë shumë serioze dhe të patolerueshme, sepse ne jemi vetëm një Kompani e cila mundohet te kryej shërbimin sipas një kontrate te caktuar.

Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram.

Ju lutemi për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se nuk ka asnjë prapavijë apo keqpërdorim nga ana jonë lidhur me gjithë këtë situatë, mirëpo duke e pasur parasysh numrin e limituar te ulëseve ne Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kërkesën e cila është se paku njëzetfishti i kapaciteteve te ofruara, afër 95% te klientëve nuk arrijnë te sigurojnë bileta.
Me respekt,
TIKS.APP

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova