Klubi i Ligës së Dytë ofron pagat e futbollistëve për të dëmtuarit nga tërmeti

Tashmë ka shkuar në 21 numri i të vdekurve në Durrës, pas tërmetit 6.4 ballësh që e goditi këtë qytet në mëngjesin e së martës. Saktësisht në orën 4:00 ditën e sotme, Durrësi është goditur nga dirdhje të tmerrshme, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale, shkruan Periskopi. E në kohën kur […]
Saktësisht në orën 4:00 ditën e sotme, Durrësi është goditur nga dirdhje të tmerrshme, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale, shkruan Periskopi.
E në kohën kur të gjithë po solidarizohen me ndihmesa sipas mundësive, klubi nga Liga e Dytë e Shqipërisë, Këlycra ka rrëmbyer vëmendjen pasi ka vendosur që t’i ofrojë disa prej rrogave të futbollistëve për familjet e prekura nga katastrofa.
Lajmi është konfirmuar nga faqja e klubit në fjalë:
“NJOFTIM! Mesditën e sotme me iniciativë të futbollistëve të dënuar përjetë Renis Spahiu, Entiljon Kamberaj, Aristidh Coli dhe Sajmir Kule u zhvillua një bisede ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarëve të ekipit tonë, nga e cila vendos në mënyrë unanime që dietat dhe rrogat e muajit nëntor, shumë e cila shkon afërsisht në 600.000 lekë (të reja) do të dhurohen për familjet e prekura nga tërmeti.#PRAYFORALBANIA”, shkruan Këlycra. /Periskopi.com/












