Klas i pastër: Basketbollisti i njohur kosovar ofron strehim për familje tetë anatarëshe nga Shqipëria

Ylli i Kosovës në basketboll Leonard Mekaj është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Gjatë mëngjesit të sotëm, Shqipëria është goditur nga disa tërmete të fuqishme, duke lënë të vdekur rreth 15 persona dhe qindra të lënduar. Gjithashtu, si pasojë e këtij tërmeti, Shqipëria ka pasur edhe dëme të shumta […]
Gjatë mëngjesit të sotëm, Shqipëria është goditur nga disa tërmete të fuqishme, duke lënë të vdekur rreth 15 persona dhe qindra të lënduar.
Gjithashtu, si pasojë e këtij tërmeti, Shqipëria ka pasur edhe dëme të shumta materiale.
Basketbollisti i Rahovecit dhe Përfaqësueses së Kosovës Leonard Mekaj së fundmi ka bërë të ditur se iu ka dalur në ndihmë personave të prekur nga ky tërmet.
Ai ka ofruar strehim për familje tetë anëtarshe, po ashtu veshmbathje e gjëra tjera elementare.
“Në keto momente te vështira e të fatkeqsisë të popullit tonë në Shqipëri ne si Familje ndjejm obligim dhe deshirë te ofrojm strehim per familje 8 antarëshe,po ashtu dhe rroba,veshmbathje e gjera elementare. Zoti qofte me ju. Nr kontaktues +38349667648”, ka shkruar Mekaj në ‘Facebook’. /Periskopi.com/












