Kjo deputete e LDK’së do të mbetet jashtë Kuvendit nëse Nisma e kalon pragun

Kalimit të pragut nga Nisma-AKR-PD, do ia shohin sherrin deputetët e partive të tjera. Krjet kjo pasi që, secilës parti do i largohen deputetët. Nga kjo ka pësuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet me 28 deputet nga 29 sa kishte. Nga lista e LDK-së, nëse Nisma […]
Nga lista e LDK-së, nëse Nisma e kalon pragun do të largohet Valentina Bunjaku Rexhepi e cila ka 7 mijë e 066 vota.
Nga kjo mund të pësojë edhe VV të cilës do i largohen 3 deputetë, PDK 1 deputet, AAK-PSD 1 deputet dhe LDK 1 deputet.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD.
Pasi që PZAP-i ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia, ia jep mundësinë këtij koalicioni që të kalojë pragun zgjedhor dhe t’i ketë plotë 6 deputet në kuvend.













