Juventusi merr vendim, Ronaldo thyen heshtjen

Juventus ka mposhtur Milanin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 12-të, shkruan Periskopi. Realizatori i vetëm i kësaj ndeshje ishte Paulo Dybala (77’). Argjentinasi ishte pikërisht lojtari që zëvendësoi Cristiano Ronaldon në minutën e 55’, e që ky i fundit nuk e priti aspak mirë duke ikur drejt e në zhveshtore. Kurse, një […]
Realizatori i vetëm i kësaj ndeshje ishte Paulo Dybala (77’).
Argjentinasi ishte pikërisht lojtari që zëvendësoi Cristiano Ronaldon në minutën e 55’, e që ky i fundit nuk e priti aspak mirë duke ikur drejt e në zhveshtore.
Kurse, një ditë pas ndeshjes, Ronaldo është bërë tema e ditës.
Megjithatë, nuk do të ketë asnjë gjobë për CR7, duke qenë se rroga e tij është 30 milionë euro në sezon dhe për këtë arsye një gjobë do të ishte si një pikë uji në një shkretëtirë për xhepat e tij.
Agnelli do të flasë me Ronaldon dhe do t’i tregojë se duhet të sillet më ndryshe me shokët e ekipit.
Ndërsa, portugezi e ka thyer heshtjen ku ka bërë një postim duke shkruar “Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”. /Periskopi/
https://www.instagram.com/p/B4uRU4fgihs/?utm_source=ig_embed












