Juventus mendon transferimin e yllit të Tottenhamit

Juventus po shqyrton mundësinë për ta transferuar mesfushorin e Tottenhtamit, Christian Eriksen në fund të këtij sezoni. Siç raporton Corriere Dello Sport, klubi italian tashmë ka nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit danez. Në garë për yllin e Danimarkës tash e një kohë të gjatë është edhe klubi madrilen. Kontrata e Eriksenit me […]
Juventus po shqyrton mundësinë për ta transferuar mesfushorin e Tottenhtamit, Christian Eriksen në fund të këtij sezoni.
Siç raporton Corriere Dello Sport, klubi italian tashmë ka nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit danez.
Në garë për yllin e Danimarkës tash e një kohë të gjatë është edhe klubi madrilen. Kontrata e Eriksenit me klubin e Tottenhamit do të skadojë verën e ardhshme.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Eriksen thuhet se ka kërkuar largimin nga Spurs në fillim të këtij viti, duke zgjedhur Spanjën si destinacionin e tij të preferuar.












