Juve i paprekshëm në vendin e parë, mposht me vështirësi Atletico Madridin

Juventusi e ka mposhtur Atletico Madridin (1-0) në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e siguruar vendin e parë në Grupin D. Në ndeshjen e zhvilluar në Juventus Stadium, vendasit e mbyllën me epërsi prej një goli pjesën e parë. Rezultati u zhbllokua në minutat shtesë të fraksionit […]

Juventusi e ka mposhtur Atletico Madridin (1-0) në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e siguruar vendin e parë në Grupin D.

Në ndeshjen e zhvilluar në Juventus Stadium, vendasit e mbyllën me epërsi prej një goli pjesën e parë. Rezultati u zhbllokua në minutat shtesë të fraksionit të parë (45’+2) me një gol të mrekullueshëm të shënuar nga Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar një gjuajtje të lirë dhe goditi nga një kënd thuajse ‘i pamundur’, ndërsa topi përfundoi në portën e Jan Oblak.

Mysafirët bënë lojë ofensive në gjysmën e parë të takimit në përpjekje për ta barazuar rezultatin, mirëpo pa sukses. Megjithatë, rastin më të mirë në gjysmën e dytë e pati Federico Bernardeschi, i cili pas një aksioni të krijuar nga vet ai, e goditi shtyllën.

Me 13 pikë të arkëtuara nga pesë ndeshje, Juventusi e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë në Grupin D.

Atletico Madridi akoma nuk e ka siguruar kualifikimin, pasi ka vetëm një pikë më shumë se Bayer Leverkuseni, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova