Joshua ka eskaluar me stërvitje para rimeçit me Ruizin, gati e pabesueshme si duken këmbët e tij tani

Pas pak më shumë se një jave, Anthony Joshua do të futet në meçin që do t’ia definojë karrierën. Më 7 dhjetor, britaniku futet në misionin e hakmarrjes kur do ta ndajë ringun me Andy Ruiz Jr, raporton Periskopi. Po etiketohet si një prej rimeçeve më të rëndësishme në histori të peshave të rënda, veçanërisht […]
Më 7 dhjetor, britaniku futet në misionin e hakmarrjes kur do ta ndajë ringun me Andy Ruiz Jr, raporton Periskopi.
Po etiketohet si një prej rimeçeve më të rëndësishme në histori të peshave të rënda, veçanërisht në dekadën e fundit.
Në meçin e parë, AJ nuk mundi të rikuperohet nga një nokaut brutal në rundin e shtatë.
Mirëpo, tani Joshua duket jashtëzakonisht i përgatitur.
30-vjeçari së fundmi postoi një foto të tij nga stërvitja në llogarinë zyrtare në Instagram, dhe ka fituar vëmendje të madhe për faktin se këmbët e tij tani duken tmerrësisht muskuloze.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/













