Joshua i bindur se Zoti ia ka kthyer shpinën Ruizit dhe është në anën e tij para rimeçit të famshëm

Anthony Joshua po përgatitet maksimalisht për revanshin me Ruiz. Joshua dhe Andy Ruiz JR do të përballen më 7 dhejtor, në revanshin ku luhet për katër tituj botëror. AJ kishte humbur titujt e tij në duelin e parë, kurse synimi i tij i vetëm tashmë është t’i rikthejë ata tituj. Së fundmi, britaniku ka postuar […]
Joshua dhe Andy Ruiz JR do të përballen më 7 dhejtor, në revanshin ku luhet për katër tituj botëror.
AJ kishte humbur titujt e tij në duelin e parë, kurse synimi i tij i vetëm tashmë është t’i rikthejë ata tituj.
Së fundmi, britaniku ka postuar një fotografi në ‘Facebook’, ku shihet teksa vazhdon të stërvitet për këtë duel.
“Zoti është tani në anën time” është mbishkrimi i vendosur nga Joshua.
Ky mbishkrim tregon se boksieri britanik ka besimin e plotë se titujt do të jenë në anën e tij pas revanshit.
Kujtojmë se dueli mes dy gjigantëve do të zhvillohet në Arabinë Saudite.













