Javë e keqe për Kosovën: Fidan Aliti shpallet ‘Dardani i Javës’

Javë e keqe për Kosovën: Fidan Aliti shpallet ‘Dardani i Javës’

Vikendi i javës që kaloi ishte mjaft i nxehtë në ligat më të forta evropiane. E megjithatë, ishte i ftohtë për lojtarët e kombëtares së Kosovës që përgjithësisht dëshpëruan me paraqitjet e tyre. Po e nisim nga porta. Arijanet Anan Muriq do të jetë në portën e Kosovës në ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë por […]

Po e nisim nga porta. Arijanet Anan Muriq do të jetë në portën e Kosovës në ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë por ai nuk e luajti asnjë minutë të vetëm, as këtë javë. Për më keq, portieri që i ka zënë vendin, Brice Samba, po shihet si një prej portierëve më me perspektivë në EFL Championship.

Në muajin janar, Muriqi duhet t’i paketojë gjërat e të largohet te një klub pak më i dobët se Nottingham Forest.

Mërgim Vojvoda. Për fatin tonë të keq, edhe Vojvodës nuk po i shkojnë gjërat mbarë në ekipin e tij, Standard Liege. Nga një titullar i padiskutueshëm, Mërgimi ynë dalëngadalë po e humb vendin te ekipi i madh belg. Këtë javë ai u zëvendësua 20 minuta para fundit të ndeshjes, shkruan Periskopi, ndërkohë që në Europa League nuk kishte luajtur fare.

Flo Hadërgjonaj vazhdon të jetë në një situatë tepër të palakmueshme te Huddersfield. As andej e as këndej, as mish e as peshk, as mbrojtës i majtë e as i djathtë, as mbrojtës i djathtë e as mesfushor i djathtë.

Fidan Aliti ishte dardani i javës. Ish qendërmbrojtësi i Skënderbeut të Korçës nuk është se luan për ndonjë ekip të madh, luan për Kalmarin në Suedi, por këtë javë tregoi karakter të rrallë duke e shpëtuar prej rënies nga liga. Aliti bëri një gol dhe një asistim në ndeshjen e barazhit dhe ekipi i tij shpëtoi.

Amir Rrahmani bëri një paraqitje tjetër solide për ekipin e Hellas Veronas kundër Interit në Giuseppe Meazza. Rrahmani nuk po zhgënjen tash e sa kohë në Serie A.

Ibrahim Dresheviq luajti sërish nga fillimi e deri në fund për Heerenveenin. Ai po i tregon trajnerit tonë, Bernard Challandes, se ndoshta duhet ta mendojë seriozisht në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ose edhe si qendërmbrojtës në vend të Alitit që luan në një ligë më inferiore.

Edon Zhegrova vazhdoi të bënte driblime si rezervist për Kemal Ademin. Ky i fundit, vazhdoi të shënonte gola.

Milot Rashica luajti një ndeshje të mirë kundër Monchengladbachut, por ekipi i tij humbi dhe tashmë rrezikon edhe rënien nga liga – edhe pse prioritet i fillimit të sezonit ishte Europa Liga.

Celina ishte sërish mjaft i mirë, edhe pse u zëvendësua, por nuk shënoi gol për Swansean. Duket se lojëkrijuesi i Kosovës është paksa dembel sa i përket gjuajtjes së topit në rrjet.

Vedat Muriqi bëri një paraqitje pozitive për Fenerbahçen duke i ekzekutuar mjeshtërisht dy penalti. Nga 11 ndeshje, ai ka arritur 7 gola për gjigantin turk. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova