Ja kur do të rikthehet Bomber Muriqi

Vedat Muriqi është njëri ndër lojtarët më në formë të Kombëtares së Kosovës, shkruan Periskopi. Por, si pasojë e një lëndimi të pësuar në kampionatin turk me Fenerbahcen, Muriqi mungoi në dy ndeshjet e fundit të ‘Dardanëve’ kundër Cekisë dhe Anglisë. Gjithashtu Muriqi mungoi edhe në ndeshjen e fundjavës në Supereligën turke. Komentatori turk, […]
Vedat Muriqi është njëri ndër lojtarët më në formë të Kombëtares së Kosovës, shkruan Periskopi.
Por, si pasojë e një lëndimi të pësuar në kampionatin turk me Fenerbahcen, Muriqi mungoi në dy ndeshjet e fundit të ‘Dardanëve’ kundër Cekisë dhe Anglisë.
Gjithashtu Muriqi mungoi edhe në ndeshjen e fundjavës në Supereligën turke.
Komentatori turk, Ridvan Dilmen ka folur për mediat dhe ka zbuluar situatën e Muriqit.
“Me Vedatin kam folur javën e kaluar. Ai më ka thënë se do të mungojë pesë javë”, ka thënë Dilmen.
Në 11 ndeshje kampionale, prizrenasi ka shënuar shtatë gola derisa ka dhuruar edhe një asistim. /Periskopi/












