Italia me fjalë të mëdha për ‘Arenën Kombëtare’: Si Bombonera dhe Wembley

Italia me fjalë të mëdha për ‘Arenën Kombëtare’: Si Bombonera dhe Wembley

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e Euro 2020 me sfidën ndaj Francës, një ndeshje kjo që ka fituar shumë vëmendje jo vetëm për emrin e kundërshtarëve, por edhe për faktin se me këtë ndeshje do të bëhet përurimi i stadiumit të ri “Arenës Kombëtare”. Është ky një event që ka tërhequr vëmendje  të madhe […]

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e Euro 2020 me sfidën ndaj Francës, një ndeshje kjo që ka fituar shumë vëmendje jo vetëm për emrin e kundërshtarëve, por edhe për faktin se me këtë ndeshje do të bëhet përurimi i stadiumit të ri “Arenës Kombëtare”.

Është ky një event që ka tërhequr vëmendje  të madhe edhe në median italiane. janë të përditshmet “Corriere Dello Sport” dhe “Tuttosport” ato që i kanë dedikuar nga një faqe përurimit të impiantit të ri të kombëtares shqiptare duke mos i kursyer aspak elozhet për të, madje arrijnë të bëjnë krahasime me stadiume me peshë në futbollin botëror.
“Corriere Dello Sport” publikon artikullin e saj me titullin: pritje e madhe në Tiranë, përurohet stadiumi i ri me Ceferin dhe Francën ndërkohë që në brendësi të saj arriti deri aty sa e krahasoi impiantin me stadiumin e Boca jr, Bombonera, transmeton Tch.

“Mbrëmje gala dhe pritje e madhe për përurimin e stadiumit të ri, një xhevahir i tipit Bombonera që u ndërtua në qytet mbi hirin e stadiumit të Vjetër “Qemal Stafa”-theksohet te artikulli i kësaj të përditshmeje që nuk harroi pa përmendur entuziazmin e rikthyer te skuadra jonë kombëtare me ardhjen e Edi Rejës, edhe pse tashmë është vonë për çështjen e kualifikimit

Ndërsa e përditshmja “Tuttosport” shkon edhe më tej dhe nuk ndalet vetëm me krahasimin me Bombonerën, por e krahason atë edhe me stadiumin mitik të Londrës, Wembley

“Wembley i Ballkanit po pagëzohet-është titulli i kësaj të përditshmeje-është Arena Kombëtare që të kujton Bombonerën për organizimin e tribunave”.

Fjalët e mira u thanë, tani u takon futbollistëve kuqezi që të bëjnë përurimin perfekt të stadiumit të ri prej 22 mijë vendesh e për më tepër në sytë e të gjithë Evropës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova