Interi fiton me përmbysje kundër Veronës së Rrahmanit

Inter ka arritur që të shënojë në fitore mjaft të mundimshme kundër Veronës së Amir Rrahmanit me rezultat 2-1. Inter e gjeti vetën në disavantazh kur luhej minuta e 19’ e takimit. Valerio Verre tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Verona humbi avantazhin në minutën e 65’, kur Vecino arriti që të […]
Inter ka arritur që të shënojë në fitore mjaft të mundimshme kundër Veronës së Amir Rrahmanit me rezultat 2-1.
Inter e gjeti vetën në disavantazh kur luhej minuta e 19’ e takimit. Valerio Verre tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Verona humbi avantazhin në minutën e 65’, kur Vecino arriti që të realizonte një gol me kokë, për të rikthyer baraspeshën në fushë.
Inter kompletoi përmbysjen në minutën e 83’, me një super gol të Nicolo Barella, gol ky që në fund pati vlerën e tri pikëve për ‘Zi kaltrit’.
Interi është lider i Serie A, të paktën përkohësisht, derisa juventusi të zhvillojë ndeshjen me Milanin të mërkurën mbrëma.
Inter kështu pozicionohet në pozitën e parë, përkohësisht, me 31 pikë pas 12 ndeshjeve, kurse Verona qëndron në pozitën e 9-të, me 15 pikë.












