Ibrahimovic e refuzon gjigantin italian për Bolognan

Zlatan Ibrahimovic pritet te rikthehet ne kampionatin italian, shkruan Periskopi. Sipas gazetave italiane, Ibra e ka zgjedhur Bolognan para Milanit dhe Napolit nëse përfundimisht vendos të rikthehet në Seria A. Ditë më parë, Ish-klubi i tij Milani dhe Napoli kanë shprehur interesim për të, por sipas mediave italiane Bologna është favorite për shërbimet e tij. […]
Sipas gazetave italiane, Ibra e ka zgjedhur Bolognan para Milanit dhe Napolit nëse përfundimisht vendos të rikthehet në Seria A.
Ditë më parë, Ish-klubi i tij Milani dhe Napoli kanë shprehur interesim për të, por sipas mediave italiane Bologna është favorite për shërbimet e tij.
Corriere dello Sport raporton se trajneri Sinisa Mihajlovic i ka telefonuar Ibrës dhe i ka bërë thirrje t’i bashkohet atij në Stadio Dall’Ara për t’u argëtuar dhe për ta zbavitur tërë Italinë.
/Periskopi/












