Ia shkatërroi vetëbesimin duke e larguar pas 29 minutave, ja çka tha Mourinho për Eric Dierin pas ndeshjes

Tottenhami arriti që me rikthim ta mposht Olympiacosin të martën mbrëma, duke kaluar në fazën tjetër të Champions Leagues. Por rezultati final nuk e tregon storien e plotë. Madje as për së afërmi. Spurs ishte në disavantazh 2-0 pas vetëm 19 minutave lojë, por arriti të rikthehet në vazhdim duke triumfuar 4-2, raporton Periskopi. Mourinho […]
Por rezultati final nuk e tregon storien e plotë. Madje as për së afërmi.
Spurs ishte në disavantazh 2-0 pas vetëm 19 minutave lojë, por arriti të rikthehet në vazhdim duke triumfuar 4-2, raporton Periskopi.
Mourinho është ndër më meritorët për rikthimin e skuadrës së tij.

Portugezi e kuptoi se gjërat nuk po shkonin si duhet në pjesën e parë, dhe mori vendimin e guximshëm duke zëvendësuar Eric Dierin me Christian Eriksenin pas vetëm 29 minutave.
Jo shumë trajnerë do të bënin diçka të tillë, por u shpagua në fund.
“Gjëja e parë që dua të them publikisht është t’i kërkojë falje Eric Dierit,” tha portugezi në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Asnjëherë nuk është e lehtë për një lojtar, por e bëra për skuadrën. Nuk ishte për shkak se Eric luajti keq, ishte që skuadra të ketë zgjidhje të ndryshme.” /Periskopi.com/
#thfc head coach José Mourinho begins his post-match interview by apologising to Eric Dier following his early substitution. [BT Sport] pic.twitter.com/egLeO64tXf
— Hotspur Related (@HotspurRelated) November 26, 2019












