I jashtëzakonshëm Challandes: Nuk është obligative fitorja ndaj Çekisë, me rëndësi loja e bukur

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke e mbajtur konferencën për shtyp e parë para ndeshjeve me Republikën e Çekisë dhe Anglisë, shkruan Periskopi. Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes. “ Ndoshta, shumë njerëz mendojnë se duhet të fitojmë, vetëm të fitojmë dhe nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë, ka […]
Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
“ Ndoshta, shumë njerëz mendojnë se duhet të fitojmë, vetëm të fitojmë dhe nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë, ka përfunduar gjithçka. Unë nuk mendoj kështu dhe nuk e shoh ndeshjen në atë mënyrë, nuk e kemi obligative të fitojmë por të luajmë mirë. E rëndësishme, është të luajmë mirë dhe ndoshta do të mjaftojë për fitore”, ka deklaruar Challadnes
Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.












