Horror i vërtetë: E vështirë ta përshkruajmë këtë huqje të yllit të Man Unitedit kundër skuadrës kazake

Manchester United luajti me një skuadër shumë të re kundër Astanas në Europa League sonte, dhe kjo i kushtoi me një humbje 2-1. Tahith Chong pati rastin ta dëshmonte veten nga minuta e parë, por sigurisht se tani uron të mos kishte luajtur fare. Herët në pjesën e dytë, ai pati një mundësi të artë […]
Tahith Chong pati rastin ta dëshmonte veten nga minuta e parë, por sigurisht se tani uron të mos kishte luajtur fare.
Herët në pjesën e dytë, ai pati një mundësi të artë t’i jepte një epërsi 2-0 Unitedit, derisa Luke Shaë e shërbeu atë për mrekulli në zonë.
Krejt çka Chong duhej të bënte ishte të fuste topin në rrjetën e hapur, por 19-vjeçari bëri një huqje katastrofale, me topin që përfundoi mbi transversale.
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur vetëm 38 sekonda më vonë, Astana barazoi në anën tjetër. /Periskopi.com/
Manchester United’s Tahith Chong ladies and gentlemen pic.twitter.com/hzOw4JSJle
— Blue is the Colour (@DaPulisicTrain) November 28, 2019












