Herolind Shala: Kemi një qëllim, duam ta çojmë Kosovën në evropian

Kombëtarja e Kosovës në Plezen të Çekisë do ta ketë ndeshjen më vendimtare deri më tani në fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”, shkruan Periskopi. Herolind Shala ka konfirmuar se Kombëtarja e Kosovës është shumë e bashkuar, dhe kërkon kualifikimin në Euro 2020. Ai ka thënë se dita e enjte është vendimtare për Kosovën, duke […]
Kombëtarja e Kosovës në Plezen të Çekisë do ta ketë ndeshjen më vendimtare deri më tani në fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”, shkruan Periskopi.
Herolind Shala ka konfirmuar se Kombëtarja e Kosovës është shumë e bashkuar, dhe kërkon kualifikimin në Euro 2020.
Ai ka thënë se dita e enjte është vendimtare për Kosovën, duke thënë se të gjithë janë të bashkuar dhe kanë një qëllim.
“Dita e ndeshjes vendimtare, jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë. Të gjithë e kemi qëllimin e njejtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar Shala në Facebook.

/Periskopi/












