Hedhet shorti: Këta janë kundërshtarët e Kosovës në Kampionatin Evropian

Në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s është tërhequr shortin për Kampionatet Evropiane të vitit 2020/2021 për femrat, në kategoritë U17 dhe U21. Në gjithsej 12 grupe me nga katër skuadra, Kosova U17 do të jetë pjesë e grupit të 12-të, me Austrinë, Greqinë dhe Lituaninë. Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet […]
Në gjithsej 12 grupe me nga katër skuadra, Kosova U17 do të jetë pjesë e grupit të 12-të, me Austrinë, Greqinë dhe Lituaninë.

Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet në Shqipërië në datat: 7, 10 dhe 13 Tetor 2020.
Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 12 grupet.
Më pas është hedhur shorti edhe për kombëtaren U-19 të femrave, për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021.

Kosova sërish është pjesë e grupit 12, me Anglinë, Republikën e Irlandës dhe Greqinë.
Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet po në vendin tonë në datat: 21, 24 dhe 27 Tetor 2020. Me të njëjtën rregullore kualifikimi si ajo më sipër e U-17.












