Haki Abazi bombardohet nga komentuesit, mundohet ta mbrojë vendimin për votat serbe

Haki Abazi bombardohet nga komentuesit, mundohet ta mbrojë vendimin për votat serbe

Haki Abazi nga Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për votat nga Serbia. Abazi ka shkruar në Facebook se Albin Kurti është konfirmuar se është kryeministri e se LVV ka dalë e para me 32 deputetë, e se pas VV-së, ka dalë VV. “LVV është e para në listën e subjekteve më të votuar […]

Haki Abazi nga Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për votat nga Serbia.

Abazi ka shkruar në Facebook se Albin Kurti është konfirmuar se është kryeministri e se LVV ka dalë e para me 32 deputetë, e se pas VV-së, ka dalë VV.

“LVV është e para në listën e subjekteve më të votuar nga qytetari me 32 kuvendarë dhe LDK është e dyta e cila është votuar poashtu për premtimin e ndryshimit të madh dhe përjashtimit të hajnisë dhe korrupcionit nga sistemi shtetëror qeverisës. Ky është verdikti i 6 Tetorit 2019”, shtoi ai.

Sipas Abazit, këto zgjedhje ishin pastrim higjenik i spektrit politik.

“Në fakt, këto zgjedhje ishin pastrimi higjenik i spektrit politik, njollat e mbetura pastrohen herën tjetër sepse kanë që të thella dhe të moçme e nuk hiqen krejtësisht e plotësisht me pastrimin e pare”, shton ai.

Abazi tutje ka thënë se defektet e mundshme të sistemit electoral nuk mund të rregullohen duke dëmtuar verdiktin e sovranit.

“Defektet e mundeshme të sistemit elektoral nuk munden të rregullohen duke e dëmtuar dhe deformuar verdiktin e sovranit pukërisht nga ata që kanë përdorur këtë sistem për ta mbajtur peng vendin. Sistemi elektoral duhet të minimizojë hapsirën për intervenim nga dora e njeriut por duke e bërë sistemin sa më të pavarur dhe automatik dhe jo duke bërë deformin dhe inxhiniering të rezultateve”, shtoi ai.

Por, ky postim i Haki Abazit nuk është pritur mirë nga komentuesit në rrjetin social Facebook.

Ata e kanë akuzuar Abazin se po mbron votat e ardhura nga Serbia

“Per 3 ulse ne ne kuvend ju i sakrifikoni 42076 vota shqiptare.
Per mos frigoni 10 deputet serb i keni te pa prekur edhe pa ato 3100 vota”, kanw qenw disa nga komentet.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik