Gjilani triumfon dhe rrëmben kreun në Superligën e Kosovës

KF Gjilani ka shënuar fitore prej 1-3 në udhëtim te KF Vushtrria në ndeshjen e xhiros së 14-të. Skuadra e trajnerit Gentian Mazani, me tre pikët e arkëtuara në ‘Ferki Aliu’, merr pozitën e parë në renditjen tabelare, me pikë të barabarta me Ballkanin. Razak Keita në minutën e 19’, kaloi në eprësi Gjilanin, ndërsa […]
KF Gjilani ka shënuar fitore prej 1-3 në udhëtim te KF Vushtrria në ndeshjen e xhiros së 14-të.
Skuadra e trajnerit Gentian Mazani, me tre pikët e arkëtuara në ‘Ferki Aliu’, merr pozitën e parë në renditjen tabelare, me pikë të barabarta me Ballkanin.
Razak Keita në minutën e 19’, kaloi në eprësi Gjilanin, ndërsa Armend Halili në minutën e 44’, dyfishoi epërsinë në 0-2.
Rezultatin në 0-3 e çoi Progni, kur shënoi në minutën e 78’.
Në fund të ndeshjes, Vushtrria ngushtoi epërsinë me golin e shënuar nga Bashkim Shala.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, KF Ferizaji ka mposhtur 1:0 KF Flamurtarin.












