Gazetarët e pyesin se a do t’i ngritët një shtatore pas kualifikimit në Euro 2020, Challandes jep përgjigje epike

Trajneri i Kosovës. Bernard Challandes ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë, shkruan Periskopi. Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën kanë folur për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë. Gjatë konferencës trajneri zviceran ka folur për rëndësinë e ndeshjes, lëndimin e Vedat Muriqit dhe shumë gjëra […]
Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën kanë folur për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë.
Gjatë konferencës trajneri zviceran ka folur për rëndësinë e ndeshjes, lëndimin e Vedat Muriqit dhe shumë gjëra të tjera.
Por nga e gjithë kjo, në fund të konferencës ‘shpërthyen të qeshurat’, ku një gazetar e pyeti trajnerin, se a pret që kosovarët do t’ia ndërtojnë atij një shtatore, pas kualifikimit të Kosovës në Evropian, Chellandes u përgjigj me të qeshur, “Po mendoj”.
/Periskopi/












