Futbollistit të Premierligës i sulmohet gruaja dhe bebja, kërcënohet me hanxhar

E dashura e futbollistit të Leicester Cityt Demarai Gray, Emma Hickman dhe fëmija i tyre ishin kërcënuar me hanxhar gjatë një plaçkitje tmerruese në shtëpinë e lojtarit, shkruan “The Sun”. Hickman ishte në shtrat së bashku me djalin e saj kur hajdutët hynë në shtëpi. Katër hajdutë – që besohen që e kanë shfrytëzuar “Google” […]
E dashura e futbollistit të Leicester Cityt Demarai Gray, Emma Hickman dhe fëmija i tyre ishin kërcënuar me hanxhar gjatë një plaçkitje tmerruese në shtëpinë e lojtarit, shkruan “The Sun”.
Hickman ishte në shtrat së bashku me djalin e saj kur hajdutët hynë në shtëpi.
Katër hajdutë – që besohen që e kanë shfrytëzuar “Google” për të gjurmuar shtëpinë e futbollistit – ikën me 24,000 funte në para dhe bizhuteri.
23-vjeçari nuk ishte në shtëpi, por 22-vjeçarja Emma kishte mbetur e tronditur kur hajdutët e sulmuan gjatë ditës, është thënë në një gjykatë të Birminghamit.












