Futbollisti korçar i Gjilanit me fjalë emocionuese pas aksioneve të shumta humanitare nga Kosova drejt Shqipërisë

Një tërmet shkatërrues e ka goditur të martën Shqipërinë, derisa epiqendra e tij ishte Durrësi, shkruan Periskopi. Deri më tani raportohet për 27 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar. Solidarizimi ka ardhur nga e gjithë e bota. Së fundi, futbollisti i SC Gjilanit, Erlis Frashëri, i cili është me prejardhje nga Korça ka […]
Deri më tani raportohet për 27 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.
Solidarizimi ka ardhur nga e gjithë e bota.
Së fundi, futbollisti i SC Gjilanit, Erlis Frashëri, i cili është me prejardhje nga Korça ka reaguar për tragjedinë në Shqipëri.
“Të mbahemi vëllezër! Të bashkuar, një trup. Vetëm vllau mund të kuptojë vllaun dhe gjakun e tij! Askush tjetër! Askush… Kosova, zemra e Shqipërisë. Sot e vërtetoi më shumë se kurrë për ata që ende dyshonin. Vuajtja e Shqipërisë është vuajtja e tyre. Ndihma financiare, trupa ushtarake dhe forca speciale! Të gjithë bashkë mund të ringrihemi, vetëm nuk ia dalim dot!”, ka shkruar Frashëri.
Kujtojmë që klubi ku luan korçari, SC Gjilani dhe tifo grupi “Skifterat” kanë mbledhur ndihma të vazhdueshme dhe po vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.
/Periskopi/













