Futbollisti i Zimbavesë nuk mundi të kthehet te klubi pasi shteti nuk pati para t’ia printojë pasaportën

Reprezentuesi i Zimbavesë, Teenage Hadebe më në fund mund të rikthehet te klubi i tij në Turqi, pasi ishte viktimë e paaftësisë së vendit të tij që t’i dhuronte një pasaportë. Mbrojtësi i Yeni Malatyasporit pritej të rikthehej në Turqi menjëherë pas pushimit ndërkombëtar, por ai hasi në vështirësi të gjente zgjidhje për pasaportë, raporton […]
Mbrojtësi i Yeni Malatyasporit pritej të rikthehej në Turqi menjëherë pas pushimit ndërkombëtar, por ai hasi në vështirësi të gjente zgjidhje për pasaportë, raporton Periskopi.
24-vjeçari mbeti pa faqe të reja në pasaportën e tij dhe Qeveria e shtetit prej nga ai vjen nuk arriti t’i printojë faqe të reja.
Hadebes eventualisht iu sigurua pasaporta një javë pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar, derisa Federata e Futbollit të Zimbavesë i kërkoi falje klubit turk për vonesën. /Periskopi.com/












